Telegrafi

Pas ndërhyrjes brutale, Dele Alli mëson numrin e ndeshjeve se sa do të mungojë në garat evropiane për klube

Dele Alli ka mësuar numrin e ndeshjeve që nuk do të paraqitet në garat evropiane.

Mesfushori me tipare sulmuese i Tottenham Hotspurs është dënuar me tre ndeshje moslojë prej komisionit disiplinor të UEFA-s.

Reprezentuesi anglez kishte bërë një ndërhyrje të ashpër në kurriz të futbollistit të skuadrës belge të Gentit, Brecht Dejaegere.

Atëbotë ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe do të humbasë tre ndeshjet e para të Spurs ‘të Ligës së Kampionëve, nëse ata kualifikohen për turneun e sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/