Telegrafi

Pas Lenjanin, Pajtim Kasami shënon dy gola ndaj Zurichut dhe ia siguron fitoren Sionit

Sioni ka arritur të fitojë me rezultat 3-1 në përballjen me Zurichun dhe kjo falë futbollistë shqiptarë që ishin shënues.

Ndeshja e vlefshme për javën e tretë në Superligën e Zvicrës ka përfunduar me fitoren e vendasve të Sionit.

Ndeshja nisi me një gol të hershëm të Sionit, të cilët gjetën rrjetën me anë të reprezentuesit të Shqipërisë, Ermir Lenjani (7′), i cili shënoi për 1-0.

Lexo po ashtu Lenjani u mundua të harkojë në zonë, por shënoi gol të bukur me parabolë ndaj Zurichut

Mysafirët e Zurichut arritën të kthehen në lojë duke shënuar në minutën e 20-të me anë të Mimoun Mahi për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe arritën të shënojnë dy herë për të siguruar fitoren.

Ishte pikërisht ylli tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, i cili shënoi dy gola të shpejtë, në minutën e 81-të për 2-1 dhe 83-tën për rezultatin përfundimtar 3-1.

Vlen të theksohet se në minutën e 73-të, Benjamin Kololli humbi penalltinë për Zurichun.

Me këtë fitore, Sioni e sheh veten në pozitën e katërt me katër pikë, ndërsa Zurichu i fundi me vetëm një pikë. /Telegrafi/