Site icon Telegrafi

Pas largimit të Sejdiut, Besa emëron trajnerin e ri

Pas largimit të Gani Sejdiut, Besa e ka gjetur menjëherë pasardhësin e tij.

Klubi pejan e ka prezantuar trajnerin Astrit Imami, ndërsa emërimin e tij e ka konfirmuar në grupin zyrtar në Facebook.

“Besa sot emëroi për kryetrajner Astrit Imamin dhe dy ndihmësit e tij Haxhi Zeka dhe Ilir Nallbani. Nënkryetari i Komunës së Pejës dhe i Besës, Shkumbin Gashi, inkurajoi lojtarët dhe stafin profesional për të vazhduar me lojëra të tilla si ajo e të dielës ndaj Trepçës ’89”, shkruan klubi pejan.

Imami do të debutojë në ndeshjen e mesjavës që Besa e zhvillon kundër Prishtinës.

Exit mobile version