Pas lansimit të raketave nga ana e Koresë së Veriut në drejtim të brigjeve të asaj të Jugut, është deklaruar ushtria amerikane.
“Jemi të vetëdijshëm për raketat balistike që i lansoi Koreja e Veriut, dhe jemi në kontakt me aleatët dhe partnerët tanë. Vlerësojmë që kjo ngjarje nuk paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-të apo aleatët tanë, pavarësisht sjelljeve të pamatura të Koresë së Veriut që është faktor destabilizues”, thuhet në kumtesën e ushtrisë amerikane, transmeton Telegrafi.
Ndryshe banorët e Koresë së Jugut u alarmuan, kur autoritetet aktivizuan alarmet që paralajmërojnë lansimin e raketave.
Madje aktivizimit i alarmit u transmetuar edhe përmes televizioneve, si dhe u publikuan instruksionet për evakuim në rast të eskalimit të situatës.
Në anën tjetër ushtria amerikane ka njoftuar se po monitoron situatën, dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët.
Japonia ka njoftuar para pak çastesh, se Koreja e Veriut ka lansuar edhe një raketë tjetër balistike në drejtim të brigjeve të Koresë së Jugut. /Telegrafi/
The US military response to North Korea's latest launches
(This is the same statement IndoPacom pretty much always rolls out following NK launches) pic.twitter.com/5icKuvOlsE
— William Gallo (@GalloVOA) November 2, 2022
Imagine watching TV this morning to the sound of an air raid alarm due to North Korean missiles pic.twitter.com/RrizYAlKXY
— Raphael Rashid (@koryodynasty) November 2, 2022