Telegrafi

Pas Kroacisë, edhe Bosnja e Hercegovina raporton rekord ditor të rasteve me coronavirus

Në 24 orët e fundit, 453 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BeH.

Kështu, deri më tani gjithsej 167,509 mostra janë testuar dhe coronavirusi është konfirmuar në 19,205 individë.

Përveç kësaj, thuhet se deri më sot, 15,924 pacientë janë shëruar në Federatën e BeH dhe në 24 orët e fundit, janë shëruar 263 pacientë dhe aktualisht, 2.702 raste me coronavirus mbesin aktive.

Ndërsa sa i përket viktimave, në 24 orët e kaluara, 5 vdekje të reja u raportuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së BeH.

Lexo po ashtu “Shpërthim” i rasteve të reja me coronavirus në Kroaci – regjistrohet numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë

Deri më sot, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën e BeH është 574 – 381 burra dhe 193 gra.

Ndryshe, edhe Kroacia gjatë ditës së sotme ka raportuar për rekord të zi, rreth rasteve të reja me coronavirus.

Sipas të dhënave të fundit, në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 542 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2.

Ky numër llogaritet si numri më i lartë i rasteve të reja ditore deri më tani, që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/