Si në Korenë e Veriut, deputetët e pozitës në Kuvendin e Serbisë, duartrokasin për më shumë se tre minuta Aleksandar Vuçiqin
Me rastin e futjes së presidentit të Serbisë në Kuvendin e këtij vendi, deputetet e pozitës për më shumë se tre minuta duartrokitën për liderin e Partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit.
Në momentin që u fut në sallë, ishte një lloj sinjali për deputetët e pozitës që filluan të brohoritin dhe duartrokasin ardhjen e tij, transmeton Telegrafi.
Të njëjtën kohë, deputetët e opozitës zbuluan transparentët “Jo kapitullimit”, duke ia bërë me dije se çfarë qasje kanë karshi propozimit franko-gjerman.
E derisa u zbuluan transparentët për presidentin serb, duket se pozitës nuk i pëlqeu kjo dhe me duartrokitje tentuan të fitojnë vëmendjen.
Një veprim i tillë i duartrokitjeve për më shumë se tre minuta, ngjason shumë me atë në Korenë e Veriut, që sa herë shfaqet Kim Jong-un, masa fillon pandërprerë të thërret emrin e tij dhe ta duartrokasin.
Madje edhe kur ai nuk thotë pothuajse asgjë, të pranishmit para liderit verikorean nuk mund të ndalen duke e duartrokitur liderin e tyre “shpirtëror”. /Telegrafi/