Site icon Telegrafi

Pas komenteve ndaj bashkëlojtarëve, PSG e përjashton Kylian Mbappen

Kampioni i Francës sonte do të luan ndeshjen kampionale kundër Nantesit.

Paris Saint-Germain nuk do të llogarisë në shërbimet e lojtarit më të mirë të tyre, Kylian Mbappes.

Sipas të përditshmes franceze, “Le Parisien”, francezi i ri është dënuar nga ana e klubit shkaku i komenteve pas një humbjes së rëndë kundër Lilles me rezultat 5:1.

Mbappe tha se ekipit i mungonte karakteri dhe se dukeshin në terren si amatorë. Me Këtë deklaratë nuk është pajtuar trajneri, Thomas Tuchel dhe e ka dënuar me mos ftesë në këtë takim të vlefshëm për Ligue 1.

Kamerat filmuan yllin e ri francez edhe teksa komenton gjykimin e ndeshjes prej gjyqtarit, Benoit Bastien.

“Ky gjyqtar na mori Kupën e Ligës, na merr lojtarët, na merr gjithçka”, tha një sulmuesi njëzetvjeçar.

Lexo po ashtu Mbappe pas humbjes së thellë kundër Lilles: Luajtëm si fillestarë, nuk treguam karakter

Ndryshe, Mbappe tashmë ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Francës dhe në PSG erdhi nga Monaco në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version