Telegrafi

Pas kërkesës së jashtëzakonshme, ndalet shkarkimi i Pokemon GO!

Pokemon GO u lansuar javën e kaluar dhe të thuhet se loja ka qenë e suksesshme është një deklaratë nën-vlerësuese, pasi loja e ka ndihmuar Nintendon të rrisë aksionet e saj jashtëzakonisht shumë që nga viti 1983.

Por tani lansimi global i Pokémon GO është ndalur. Nëse keni arritur ta shkarkoni lojën në telefonin tuaj, atëherë ju duhet ta konsideroni veten si një njeri me fat.

Pokémon GO është bërë aq i famshëm brenda ditës, duke bërë që zhvilluesi Niantic Lab ta ndërpresë shpërndarjen sepse serverët e saj nuk e përballojnë dot kërkesën e njerëzve për shkarkim.

Drejtori ekzekutiv i Niantic Labs, John Hanke i ka thënë Business Insider se lansimi global do të ndërpritet derisa kapacitetet e tyre të rriten.

Kështu që tani për tani, nëse jetoni në SH.B.A., Australi apo Zelandë të Re, ju duhet të prisni pak kohë para se ju mund të filloni të dilni nëpër rrugë për ta bërë vëzhgimin e herojve të Pokemon.

Më 8 korrik, dy ditë pas lansimit të aplikacionit, Pokémon GO është instaluar në 5.16% të të gjitha pajisjeve Android në SHBA.

Pokemon GO tashmë kishte më shumë instalime në SHBA më 7 korrik sesa Tinder. Por aplikacioni ka qenë gjithashtu jashtëzakonisht i përdorur nga njerëzit që e kanë shkarkuar atë, pasi më shumë se 60% e atyre që e kanë marrë aplikacionin e kanë përdorur atë çdo ditë.