Telegrafi

Pas kërcënimit me largim nga Kupa e Botës, reagon kreu i federatës spanjolle të futbollit

Federata Spanjolle e Futbollit [RFEF] ka hedhur poshtë që Spanja mund të dëbohet nga Kampionati Botëror, por konfirmoi se do të takohet me FIFA-n pas festës së Krishtlindjeve.

Gazeta e njohur El Pais njoftoi të premten se FIFA i kishte dërguar Federatës një letër kërcënuese në lidhje me dëshirat e qeverisë spanjolle për të zgjedhur një president të ri të RFEF-së.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe presidenti i përkohshëm, Juan Larrea ka siguruar se askush nuk do mund ta largojë Spanjën nga Kupa e Botës.

Lexo po ashtu FIFA paralajmëron Spanjën, La Roja rrezikon dëbimin nga Kupa e Botës?

“Takimi do të jetë informativ dhe në asnjë rast ndëshkues”, ka thënë fillimisht shefi i përkohshëm i RFEF-së për gazetën AS.

Do ishte mëkat mungesa e Spanjës në Rusia 2018 (Getty Images)

“Askush nuk do mund ta largojë Spanjën nga Kampionati Botëror. Është e pamundur dhe nuk është folur kurrë. Është sendi i fundit kur njerëzit thonë gjëra të tilla”.

“Nuk do të ndodhë. Çfarë duan këta njerëz? Se Spanja të tërhiqet nga turneu kështu që Italia mund të hyjë?”

Lexo po ashtu Zbulohen favoritët për ta fituar Kupën e Botës: Brazili i pari, Argjentina e treta dhe Spanja e pesta (Foto)

“Federata funksionon normalisht, ekipi kombëtar fitoi vendin e tyre [në Kupën e Botës] në fushë, dhe FIFA pajtohet me ne për këtë”, përfundoi Larrea.

Ndryshe, RFEF ka qenë pa President të përhershëm që nga vera pasi Angel Maria Villar dha dorëheqje pas akuzave për korrupsion. /Telegrafi/