Site icon Telegrafi

Pas kërcënimeve të Dodikut lidhur me përfaqësuesin e lartë Schmidt, reagon ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë

Nga ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë ka shkruar në X, pas deklaratave të Millorad Dodikut nuk do ta lejoj përfaqësuesin e lartë Christian Schmidt në Republika Srpska.

“Kërcënimi i Millorad Dodikut se do t’ia ndalojë përfaqësuesit të lartë hyrjen në Republika Srpska, dhe t’i kufizojë lirinë e lëvizjes është një akt kundër kushtetues”, u tha nga ambasada amerikane në BeH, transmeton Telegrafi.

Kjo sipas Shteteve të Bashkuara paraqet sulm të qëllimshëm të Dodikut ndaj marrëveshjes për paqe të Dejtonit, rendit kushtetues dhe shtetit të BeH.

Përfaqësuesi i lartë është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i detyron zyrtarët të bashkëpunojnë me të dhe gëzon status diplomatik në të gjithë BeH sipas Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

“Kërcënimet e pamatura dhe pretendimet qesharake të Dodikut për statusin dhe kompetencat e përfaqësuesit të lartë janë të papranueshme dhe përfaqësojnë një hap tjetër në rrugën e rrezikshme që ai ka zgjedhur – rrugën e izolimit”, thanë nga ambasada amerikane.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Përfaqësuesin e Lartë dhe përdorimin e kompetencave të Bonit kur është e nevojshme, dhe do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës ata individë që përfshihen në sjellje anti-Dayton”, tha Ambasada e SHBA në. /Telegrafi/

 

Exit mobile version