Pas katër orë ndalimi nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) është liruar avokati Çedomir Stojkoviq.
Stojkoviq në një postim në X shkruan se lirimi i tij nuk është si rezultat i vullnetit të autoriteteve serbe, por se e dinin se nëse do të arrestohej presioni nga ndërkombëtarët do të ishte i madh.
“Pasi u ndalova për katër orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë. Tani Aleksandar Vuçiq duhet të shpjegojë pse jam liruar unë, ndërsa për të njëjtën çështje u ndalua Nikolla Sanduloviq.
Lirimi im nuk është rezultat i vullnetit të autoriteteve. Unë u lirova sepse autoritetet ishin në dijeni se nëse do të më arrestonin edhe mua, presioni nga ndërkombëtarët do të ishte shumë i madh”, shkruan ai.
Avokati Stojkoviq shkruan se në shtetin e Aleksandër Vuçiqit ligjet zbatohen në mënyrë arbitrare.
“Unë bëra një gjë edhe më ‘keq’ se Nikolla – mbajta një fjalim edhe te varri ku ai vendosi lule”, shkruan ndër të tjera ai.
Megjithatë, Stojkoviq nuk përjashton mundësinë që mund të arrestohet pasi arrin në Beograd. /Telegrafi/
?♂️
Nakon zadržavanja od 4 sata od strane pripadnika Bezbednosno informativne agencije Srbije, pušten sam na dalje slobodno kretanje.Moje puštanje nije posledica volje vlasti. Pušten sam zbog svesti vlasti da će ukoliko i ja budem uhapšen, pritisak svetske javnosti biti veoma… https://t.co/WIckyWX0yw
— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 19, 2024