Site icon Telegrafi

Pas katër birrave dhe gjashtë gotave uiski, braziliania grindet me partnerin – e shtyp direkt me veturë dhe e fut në lokal

Një grua po akuzohet për tentimvrasje, pasi qëllimisht shtypi me veturë të dashurin të cilin e futi brenda një kafiterie, ku disa minuta më parë kishte pirë në Minas Gerais të Brazilit.

Gjithçka filloi kur Lais Alves frekuentoi një kafene gjatë të premtes mbrëma. 33-vjeçarja humbi kontrollin pasi piu katër birra dhe gjashtë gota uiski, transmeton T elegrafi.

Në një moment Alves refuzoi të largohet nga lokali pas përleshjes që e pati me partnerin 32-vjeç Andre, të cilin e goditi me shishe në kraharor dhe i shkaktoi prerje në gjoks.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Alves që qëndronte ulur pranë Andres në një tavolinë, tenton ta shtyjë dhe e godet me shishe.

Pas disa minutave orvatje, ajo futet në veturë dhe i vërsulet me të, pavarësisht që në lokal kishte edhe njerëz tjerë.

Ajo madje nuk hezitoi të lëvizë me shpejtësi të madhe dhe ta godet direkt partnerin, që ishte i ulur duke e futur brenda lokalit me gjithë tavolinën ku qëndronte ai. /Telegrafi/

Exit mobile version