Komuna e Ferizajt ka vazhduar me projektin e planifikuar për rregullimin e infrastrukturës brenda parkut “Liria” me qëllim që qytetarët të kenë hapësira të mjaftueshme për rekreacion. Në këtë park pas përfundimit të asfaltimit të rrugës kryesore, parkingut, pushimoreve, këndit të lojërave e të tjera, punimet do të vazhdojnë edhe më tej në zgjerimin e shtigjeve të ecjes, ndërtimin e fushave sportive,amfiteatrit e të tjera. Deri në përfundim të projektit, komuna e Ferizajt ka planifikuar të investon rreth 2.5 milion eurosh, andaj qytetarët po e cilësojnë si vend i përshtatshëm për rekreacion.
Në këtë hapësirë qytetarët do të kenë mundësi të pinë kafe pasi që një biznes tashmë e ka marrë pëlqimin nga ministria e Bujqësisë, pikërisht nga agjencioni pyjor i Kosovës për të hapur një restaurant të vogël.
Qindra qytetar të Ferizajt për çdo ditë po e frekuentojnë këtë hapësirë të rekreacionit e, në mesin e tyre është edhe Bleron Hasani nga rrethi i Ferizajt i cili ka thënë për Telegrafin se gjatë zezonës së verës do të dhjetëfishohet numri i vizitorëve.
“Edhe gjatë dimrit vazhdimisht kemi ecur përgjatë shtigjeve të parkut, ani pse ka qenë ftohtë ne nuk jemi ndalur. Puna e investimeve po e bën si vend më të përshtatshëm për rekreacion, prandaj gjatë verës do të ketë dhjetë herë më shumë vizitor sepse ambienti është i mirë dhe kemi pasur nevojë si qytetar për një ambient të tillë. Për neve është e nevojshme të kemi edhe restauronte për të pirë kafe dhe për të marrë ndonjë ushqim pse jo”, ka thënë ai.
Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin për Urbanizëm Arbër Bytyqi, i cili ka shpjeguar se projekti do të vazhdon edhe më tej derisa qytetarët ta kenë një infrastrukturë moderne dhe një ambient të veçantë për rekreacion në parkun “Liria”.
“Ky projekt po bëhet për t’ia lehtësuar qytetarëve mundësinë për pushime e rekreacion. Me qëllim të lehtësimit të qasjes në park, është asfaltuar edhe parkingun për vetura tek parku i Lirisë, për të vazhduar më tej me projektet tjera brenda parkut. Sa i përket një restaurant që po ndërtohet aty afër e për të cilin ka pasur disa reagime nga VV-ja, por ky biznes e ka marrë pëlqimin nga ministria e Bujqësisë dhe nga agjencioni pyjor I Kosovës e pastaj e ka fituar edhe të drejtën në gjykatë për ta marrë lejen nga komuna dhe ne kemi qenë të obliguar për t’ia dhënë atë leje. Andaj VV-ja në Ferizaj duhet me i pyet ministrat e tyre pse ia kanë dhënë pëlqimin këtij biznesi për ndërtim”, ka thënë Bytyqi./Telegrafi/