Telegrafi

Pas interesimit të Unitedit dhe Liverpoolit, Shaqiri: Nuk dua të largohem nga Liga Premier

KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrates after scoring his team's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka pohuar se gjatë ditëve të ardhshme do të vendos për të ardhmen në karrierë.

Me Shaqirin tashmë të gatshëm për të zgjidhur të ardhmen pasi Zvicra u eliminua nga Kampionati Botëror, vendimi i tij është i afërt.

Mesfushori mund të largohet nga Stoke për 14 milionë euro dhe është një ndër objektivat e Liverpoolit dhe Manchester United.

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Futbollisti shqiptar ka pohuar për Sporx se nuk dëshiron të largohet prej një ndër kampionateve më të forta në botë, Ligës Premier.

“Unë dua të qëndroj në Ligën Premier. Së shpejti do të zbuloj klubin tim të ri”, tha sulmuesi anësor.

United është lidhur me Shaqirin pasi që menaxheri Jose Mourinho ishte impresionuar me paraqitjet e lojtarit në Kupën e Botës.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani për skuadrën që ka rënë prej ligës elitare angleze është paraqitur 84herë gjersa ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/