Marcus Rashford ka bërë thuajse driblimin më të mirë të sezonit në kampionat anglez, Ligën Premier.
Manchester Unitedi ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Brightonit në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ligën Premier.
Golat në këtë takim u shënuan nga Andreas Pereira (17′), Davy Propper (19′, OG) dhe Marcus Rashford (66′) për vendasit, ndërsa Lewis Dunk (64′) për mysafirët.
Përveç golit të shënuar, sulmuesi anglez Rashford ka bërë një driblim shumë të bukur.
Driblimi i anglezit ndaj lojtarit të Brightonit, Davy Propper, erdhi në minutën e 75-të të takimit.
Ky driblim i ngjason atyre që ishin specialitet i legjendës braziliane, Ronaldinho.
Ndryshe, anglezi para disa minutash humbi një rast ideal. /Telegrafi/
@MarcusRashford with the snake 🐍bite #MUNBHA pic.twitter.com/kraXzfY0jg
— L🕊 (@lazySTA_) November 10, 2019
https://twitter.com/Musyoka__/status/1193553624724623362