Telegrafi

Pas grushtetit, Turqia probleme edhe me rrjetet sociale

Bashkë me konfliktin mes ushtrisë dhe qeverisë turke, të premten ka ardhur edhe mbyllja e rrjeteve sociale.

Sipas një grupi turk të monitorimit thuhet se në Turqi përkohësisht ishin jashtë funksionit rrjetet më të mëdha sociale sikurse Twitter, Facebook, dhe YouTube.

Megjithatë, kanalet e famshme të streaming të drejtpërdrejt sikurse Periscope dhe Facebook Live ishin duke funksionuar edhe gjatë kohës së trazirave në qytetin e Stambollit.

Ushtria turke tha të premten se e kishte marrë pushtetin, por kryeministri Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se ndërhyrja ushtarake mbi pushtetin turk ishte ndalur, raportonte Reuters.

Një deklaratë nga ushtria në televizionin shtetëror turk pohoi se “këshillat e paqes” është tani në drejtimin e vendit, dhe se një shtetrrethim ka ndodhur dhe se ligji ushtarak është duke u zbatuar.

Ministri i Turqisë në BE, Ömer Çelik ka cicëruar disa deklarata me të cilat dënonte grushtin e shtetit, dhe u bëri thirrje njerëzve për të “mbrojtur demokracinë tonë.”