Telegrafi

Pas Google, vjen edhe njohja nga Facebook

Njohja fillestare e Kosovës nga rrjeti më i madh social në botë, Facebook, ka nisur dy javë më parë, me përfshirjen e Kosovës në mesin e shteteve të cilat mund të targetohen për reklamim në rrjetin social.

Telegrafi.com ka mësuar se disa kompani dhe qytetarë të Kosovës tashmë kanë filluar reklamimin e tyre, përmes listimit të Kosovës si shtet, dhe targetimin e qytetarëve të saj si audiencë unike për reklama.

Nëse Facebook do të ishte shtet, atëherë do të radhitej si shteti më i madh në botë, pasi që që numri i “banorëve” në këtë rrjet social tashmë e ka kaluar shifrën prej 1.3 miliardë përdoruesve aktiv. / Telegrafi /