Raportohet se Gjermania do të jetë pa mesfushorin e saj Sami Khedira për pjesën e mbetur të Evropianit për shkak të një lëndimi që ka pësuar në përballjen çerekfinale ndaj Italisë.
Kicker raporton se mesfushori i Juventusit e ka lënduar këmbën e majtë, që e detyruan të përfundojë takimin 15 minuta para përfundimit, transmeton Koha.net.
Sot ai do të bëjë një skanim të plotë të lëndimit, ndërsa mund të humbë ndeshjet e mbetura të Gjermanisë, nëse ia arrin të kalojë edhe fazën tjetër gjysmëfinale kundër Francës apo Islandës.
-
Lexo më shumë: Low është duke u mësuar, ja si reagoi kur i ra ndërmend se është në vrojtimin e kamerave (Video)
Kurse mungesa e Mario Gomez është e sigurt, pasi këtë e ka njoftuar vet përfaqësuesja e Gjermanisë.
Vlen të theksohet se edhe gjendja e Bastian Schweinsteiger nuk është e mirë dhe së shpejti pritet që edhe për atë të del njoftimi se Euro 2016 ka përfunduar.