Site icon Telegrafi

Pas fitores së Anglisë ndaj Suedisë, Beckham sigurohet që Ibra mos të harrojë bastin e humbur

Foto: Sportbible.com

Përfaqësuesja e Anglisë fitoi ndaj asaj të Suedisë me rezultat 0-2 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Humbja e suedezëve është edhe humbje e një basti për Zlatan Ibrahimovicin.

Ibra nëpërmjet një postimi para ndeshjes drejtuar David Beckham i kishte thënë se nëse Anglia do fitonte, ai do qeraste me një darkë, ndërsa nëse Suedia do të fitonte, Beckham do i blinte atij çfarëdo që ai do dëshironte në IKEA (kompani suedeze që merret me dizajnimin dhe shitjen e mobilierive, pajisjeve të kuzhinës dhe aksesorëve për shtëpi).

Por, nuk kishte munguar edhe përgjigjja e Bechkahm, i cili pranoi bastin me disa ndryshime.

Anglezi i tha se nëse Suedia fiton atëherë ai do t’i blejë atij çfarëdo që dëshiron nga IKEA për shtëpinë e tij në Los Angeles, por nëse Anglia fiton, atëherë Ibra do të jetë i detyruar në të ardhmen të shikojë një ndeshje të Anglisë në Wembley, ku do të vishte fanellën e Përfaqësueses së Anglisë.

Anglia e mundi Suedinë dhe kështu basti mes tyre vetëm sa ka marrë vëmendje më të madhe nga mediat dhe tifozët.

Lexo po ashtu Ibra gati sa nuk e thyen shtyllën nga gjuajta e lirë

Por, është Bechkahm, ai i cili nëpërmjet një postimi në Insta Story që ia ka kujtuar Ibras bastin e humbur.

“Duket se dikush do të vijë në Wembley prapë”, ka shkruar legjenda angleze, ku në një fotomontazh shikohet Ibra me fanellë të Anglisë.

Tani na mbetet të presim një përgjigje nga Ibra, i cili ende nuk ka reaguar nga humbja. /Telegrafi/

Exit mobile version