Telegrafi

Pas Facebook dhe Instagram, edhe Twitter fillon me videot live!

Transmetimi i drejtpërdrejt apo ‘live’ është trendi më i ri që po merr më së shumti vëmendje kohëve të fundit. Pas Facebook dhe Instagram, është rradha e Twitter.

Teknikisht, Twitter ka sjellur tiparin e transmetimit ‘live’ edhe më herët, pasi që aplikacioni i kompanisë, Periscope, poashtu ka sjellur këtë platformë më herët.

Tani, videot e drejtpërdrejta mund të transmetohen nga aplikacioni i Twitter për Android ose iOS. Vetëm hapni aplikacionin, shtypni pullën ‘Compose’ dhe do të gjeni opsionin ‘Live’ i cili iu dërgon në ekranin e transmetimit ku mund të rregulloni pamjen e imazhit para se të filloni xhirimin.

Në këtë mënyrë, mund të filloni transmetimin e videove të drejtpërdrejta të cilat mund të shihen nga ndjekësit tuaj.

Tipari i ri do të lansohet në ditët vijuese për të gjithë përdoruesit e Android dhe iOS, bën të ditur kompania.