Telegrafi

Pas disfatës ndaj Argjentinës, Di Biagio: Kemi durim, Italia është në rrugën e duhur

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2018-02-05 15:05:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Luigi Di Biagio thotë se Italia është në rrugën e duhur, por është ende në fillimin e udhëtimit të ri pas disfatës ndaj Argjentinës me rezultat 2-0.

Strategu i përkohshëm i Italisë debutoi me humbje në stolin e trajneri të kombëtare, ku golat për argjentinasit i shënuan Ever Banega dhe Manuel Lanzini.

Lucas Bigila dhe Marco Verratti (Photo /Getty Images)

Pas takimit ka folur Di Biagio duke thënë se do të vazhdojë të provojë skuadrën me formacionin 4-3-3, ngjashëm me atë që zbatoi te grupmoshat e reja.

“Ne duhet të vazhdojmë me këta individë dhe këtë sistem,” tha Di Biagio në konferencën për shtyp pas përdorimit të formacionit 4-3-3, ngjashëm me atë që zbatoi me U21.

“Ne u përpoqëm të luanim me presion ndaj kundërshtarit, por nuk arritëm në pjesën e parë sepse luajtëm kundër një ekipi fantastik”.

“Pashë një pjesë të dytë të mirë, ku në 30 minutat e para mund edhe të kishim shënuar gol. Ne pranuam dy gola, është zhgënjyese, por kjo është punë që kërkon durim dhe zhvillim të ngadaltë. Ne jemi në rrugën e duhur”.

“Kishim disa mundësi të rëndësishme për të shënuar kundër skuadrës që fitoi medaljen e argjendtë në Kupën e fundit të Botës. Le të mos harrojmë se disa prej lojtarëve tanë debutuan me kombëtaren”.

Lexo po ashtu Argjentina triumfon lehtësisht ndaj Italisë (Video)

Miqësorja e ardhshme e Italisë është të martën në stadiumin Wembley kundër Anglisë. /Telegrafi/