Telegrafi

As pas dhjetë viteve nuk dihet asgjë për aeroplanin MH370, familjarët e pasagjerëve të zhdukur kërkojnë hetim të ri

Familjet e pasagjerëve që ishin në aeroplanin e aviokompanisë Malaysian Airlines MH370 kanë bërë thirrje për një hetim të ri, ndërsa u mblodhën në prag të shënimit të 10-vjetorit të zhdukjes së tyre, duke kërkuar përgjigje në emër të së ardhmes së sigurimit të fluturimit, shkruan The Guardian.

Aeroplani me numër MH370 që ishte nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, po transportonte 12 anëtarë të aviokompanisë së Malajzisë dhe 227 pasagjerë të cilët u zhdukën nga radari gjatë 8 marsit të vitit 2014, transmeton Telegrafi.

Zhdukja e tyre kishte nisur operacionin më të madh të kërkimit, por fati i aeroplanit mbetet akoma i pazgjedhur – që konsiderohet si një prej mistereve më të mëdha të aviacionit.

Sot qindra familjarë dhe mbështetës të familjeve të pasagjerëve u mblodhën në qendrën tregtare në afërsi të Kuala Lumpur, për të kujtuar më të dashurit e tyre. Ata ndezën 239 qirinj, nga një për secilin pasagjer që është zhdukur gjatë këtij fluturimi.

Jacquita Gonzales, gruaja e Patrick Gomes tha se “çdo vit derisa afrohet 8 marsi, gjithçka që ndodhi atë ditë, të gjitha kujtimet rikthehen sikur të kishte ndodhur dje”.

Grace Nathan, një avokat nga Malajzia, ëma e të cilës Anne Daisy ishte në atë aeroplan tha se: “akoma nuk e ka tejkaluar këtë krizë”. /Telegrafi/