Pas dhjetë vitesh pauzë, është funksionalizuar sërish ordinanca stomatologjike në QMF “Fazli Ramamdani”, në fshatin Zhegër.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan.
“Njoftojmë qytetarët e Zhegrës dhe rrethinës se nga sot, më datë 12.08.2024, kemi funksionalizuar zyrtarisht ordinancën stomatologjike në QMF “Fazli Ramadani” në fshatin Zhegër, pas 10 vitesh pauzë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, tani banorët e fshatit Zhegër dhe zonave përreth do të kenë mundësinë të marrin shërbime shëndetësore stomatologjike, gjatë ndërrimit të paradites.
“Tani, qytetarët e Zhegrës dhe zonave përreth do të kenë mundësinë të marrin shërbime shëndetësore stomatologjike në QMF-në e tyre të afërt, gjatë ndërrimit të paradites. Në këtë mënyrë, kursejmë qytetarët tanë dhe u mundësojmë atyre qasje sa më të lehtë dhe të shpejtë për të përmbushur nevojat e tyre shëndetësore”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/