Pas dënimit të Skënderbeut nga UEFA me një vit pezullim nga aktivitetet sportive evropiane, Tirana është skuadra që do të zërë vendin e ekipit korçar.
Në fakt, skuadra e Tiranës e mbylli sezonin në vendin e pestë pas Kukësit dhe Teutës, ku sëbashku me këto dy të fundit do të luan në Ligën e Evropës.
Vlen të ceket se në vend të Skënderbeut në Ligën e Kampionëve pritet të paraqitet skuadra e Partizanit, e cila këtë sezon u shpall nënkampion i ligës elitare shqiptare.
Më herët FSHF i kishte paralajmëruar drejtuesit e Tiranës që të përgatisni dokumentet zyrtar për t’i dorëzuar pranë UEFA-s për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. /Telegrafi/