Site icon Telegrafi

Pas dënimit, Jose Mourinho i hakmerret UEFA-s

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është larguar nga pozita e tij në bordin e futbollit të UEFA-s.

Vendimi i portugezit vjen pasi ai u dënua me katër ndeshje në garat evropiane për sjelljen e tij me gjyqtarin Anthony Taylor pas humbjes së Romës ndaj Sevillas në finalen e Ligës së Evropës.

Duke iu drejtuar UEFA-s, Mourinho deklaroi: “Kushtet në të cilat besoja aq fort kur u anëtarësova nuk janë më në fuqi”.

Lexo po ashtu Suspendohet Mourinho dhe gjobitet Roma për sjelljen në finalen e Ligës së Evropës

Siç raporton The Athletic, Special One i dërgoi një letër shefit të futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban, i cili është kryetar i bordit.

Në letrën e Mourinhos thuhej: “Duke ju falënderuar për ftesën që më keni bërë për të qenë anëtar i bordit të futbollit të UEFA-s, me keqardhje ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup”.

“Kushtet në të cilat kam besuar aq fort kur u anëtarësova nuk janë më në fuqi dhe ndjeva detyrimin për ta marrë këtë vendim”.

“Ju kërkoj me mirësjellje që vendimin tim t’ia komunikoni presidentit Aleksander Ceferin”, thuhet në letrën e trajnerit.

Mourinho ishte i zemëruar me disa nga vendimet që Taylor mori gjatë finales dhe mori një karton të verdhë gjatë ndeshjes, ndërsa shtatë lojtarë të Romës u ndëshkuan. /Telegrafi/

Exit mobile version