Telegrafi

Pas debutimit në Bundesliga, Bayerni grumbullon Shabanin edhe për ndeshjen ndaj Real Madridit

(Foto: Meritan Shabani/Instagram)

Bayern Munich do ta luaj ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit.

Kampionët e Gjermanisë në fundjavën që lamë pas triumfuan në kampionat 4-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Në takimin ndaj Frankfurtit nga minuta e parë luajti edhe talenti i madh nga Kosova, Meritan Shabani.

Shabani gjatë ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt (Foto: Meritan Shabani/Instagram)

19-vjeçari luajti për gjatë 56 minutave duke pasur një paraqitje të mirë.

Kësisoj trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes ka vendosur ta grumbullojë edhe për ndeshjen ndaj Realit në Ligën e Kampionëve.

Shabani është përfshirë me ekipin së bashku me shokët e tij të rinj Lars Maj dhe Niklas Dorsch.

Edhe pse duket e vështirë të luaj ndaj Realit, gjithsesi për fillim të karrierës ky është një sukses i madh për Shabanin të jetë prezent me ekipin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shabani ka zhvilluar 19 ndeshje me ekipin e të rinjve të Bayernit ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/