Bayern Munich do ta luaj ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit.
Kampionët e Gjermanisë në fundjavën që lamë pas triumfuan në kampionat 4-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Në takimin ndaj Frankfurtit nga minuta e parë luajti edhe talenti i madh nga Kosova, Meritan Shabani.
19-vjeçari luajti për gjatë 56 minutave duke pasur një paraqitje të mirë.
Kësisoj trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes ka vendosur ta grumbullojë edhe për ndeshjen ndaj Realit në Ligën e Kampionëve.
Unser Kader für ??! ? #RMAFCB #packmas pic.twitter.com/lygInskVR2
— FC Bayern München (@FCBayern) April 30, 2018
Shabani është përfshirë me ekipin së bashku me shokët e tij të rinj Lars Maj dhe Niklas Dorsch.
Edhe pse duket e vështirë të luaj ndaj Realit, gjithsesi për fillim të karrierës ky është një sukses i madh për Shabanin të jetë prezent me ekipin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Shabani ka zhvilluar 19 ndeshje me ekipin e të rinjve të Bayernit ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/