Milot Rashica ka shënuar një supergol në përballjen e Werder Bremenit në udhëtim te Bayern Munichu.
Ylli vushtrrias përfundoi për mrekulli një aksion individual për të shënuar gol të bukur për epërsinë e Bremenit 0-1.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës fillimisht dribloi mbrojtësin Jerome Boateng, pastaj me një goditje të fortë nuk i dha asnjë mundësi portierin Manuel Neuer.
Rashica pati edhe një rast tjetër shënimi për të dyfishuar epërsinë në minutën e 36-të të ndeshjes.
⏱️ 24'
RASHICAAAA!! WHAT A GOAL!!!
⚽ 0-1 #FCBSVW pic.twitter.com/0FnI1zTLdp
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) December 14, 2019
Por, goditja e vushtrriasin shkoi pak mbi portë dhe ishte fatale për një kamerë të vendosur pas portës.
Kamera u thye nga goditja e Rashicës, ndërsa në rrjetet sociale po cilësohet si ‘shkatërrim’, ashtu sikurse i ‘shkatërroi’ edhe dyshen Boateng-Neuer. /Telegrafi/
https://twitter.com/Condre3k/status/1205868558757974016