Liria nuk do të përforcohet nga Shqipëria vetëm me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Ai me vete pritet të marrë një bagazh goxha të mirë, sidomos nga ish-skuadra e tij, Skënderbeu.
Gazetaolle mëson se super-përforcimi i tyre pritet të jetë sulmuesi, Sebino Plaku.
Lojtari së fundi ishte me kontratë tek Skënderbeu, kurse u huazua tek Korabi.
Më parë ka qenë pjesë e Partizanit të Tirans, Slask Wroclaw (Poloni), dhe shumë skuadra tjera.
Ky pritet të jetë njëri prej lojtarëve më të mëdhenj nga Shqipëria që kanë luajtur në Liri.