Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer beson se në të ndeshjet e ardhshme lojtarët e tij do të japin më shumë prej tyre me kalimin e kohës.
Manchester United barazoi 1-1 me Wolvesin, në një ndeshje ku Djajtë e Kuq kanë mundur të fitojnë po mos ta humbte penalltinë Paul Pogba.
“Ne dominuam në zotërimin e topit, arritëm golin e parë, që ishte një gol i shkëlqyeshëm dhe në gjysmën e dytë e dinim që Ujqërit do të luanin më mirë”, tha ai.
“Ata patën fat pak, krijuan disa shanse dhe me siguri realizuan golin që e merituan pas presonit. Mendoj se më pas morëm përsëri kontrollin dhe mund ta fitonim ndeshjen”.
“Gjysma e parë ishte padyshim një shfaqje e pjekur. Gjysma e dytë ishte pak më e ngathët. Por ne po përmirësohemi. Ne jemi një ekip shumë i ri që do të mësojmë. Mësuam në fushë edhe sot”, tha trajneri norvegjez.
Ndryshe, United pas dy ndeshjeve të para në Ligën Premier ka katër pikë dhe zë pozitën e katërt të renditjes tabelore. /Telegrafi/