Presidenti afgan Ashraf Ghani, raportohet se ishte larguar nga Kabuli disa orë para se ta merrnin nën kontroll vendin talebanët – duke marrë me vete 170 milionë dollarë (para të thata).
Lideri që u rrëzua nga pushteti pasi që përkrahej nga perëndimi, këmbëngul se është larguar nga vendi për të parandaluar “gjakderdhjen”, transmeton Telegrafi.
E Ghanin që kundërshtarët e tallin si marionetë të perëndimit – prej atëherë ka marrë azil në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sot është mësuar se ky politikan nuk është larguar duarthatë, pasi me vete në helikopter kishte pasur një shumë të majme të parave.
Ghani fillimisht ishte raportuar se kishte shkuar në Taxhikistan, por më vonë u mësua se ai ishte nisur drejt Dubait. /Telegrafi/