Pas paralajmërimit të Moskës së shefi i diplomacisë Sergei Lavrov do të duhej që sot të vizitonte Serbinë, ku më pas një gjë iu pamundësua pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirën e tyre ajrore, reaguan politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
E personi i fundit që ka komentuar vizitën e Lavrovit që reagoi ashpër pasi u detyrua të anulojë vizitën dhe të kërcënojë disa vende të Ballkanit Perëndimor, është Janusz Bugajski, transmeton Telegrafi.
Sikur të mos i mjaftonte anulimi i vizitës dyditore në Serbi, Lavrov gjeti kohë që të trajtojë paksa çështjen e Ballkanit të Hapur, ku ia atribuoi “pikët poltike” Serbisë, duke e quajtur nismëtare.
Megjithatë politologu i njohur Bugajski ka shkruar në Twitter se Kremlini e sheh Ballkanin e Hapur si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës.
Ai ka bërë thirrje për kujdes dhe vëmendje ndaj veprimeve ruse në Ballkan – ku theksoi se qeveritë properëndimore duhet ta braktisin skemën dhe të mos ndjekin axhendën Moskë-Beograd.
“Kremlini e sheh Ballkanin e Hapur si mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet ta braktisin skemën dhe të mos ndjekin axhendën Moskë-Beograd”, ka shkruar Bugajski. /Telegrafi/
The Kremlin views "Open Balkans" as a useful tool for subverting and dividing Europe. Pro-Western governments should abandon the scheme and not follow the Moscow-Belgrade agenda. https://t.co/PMA25urI8G
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) June 6, 2022