Banorët në lagjen “Anton Çeta”në qytezën e Shtimes prej disa muajve janë ankuar lidhur me rrugën e degraduar. Ndërkohë, zyrtarët komunal janë aktivizuar për ta riparuar atë. Lidhur me këtë çështje qytetarët kanë dërguar edhe foto në Ndreqe.com.
“Prej disa muajve kemi kërkuar nga Komuna të rregullohet kjo pjesë e rrugës sepse ajo ishte degraduar dhe ndërkohë ka pasur edhe rrjedhje të ujërave të zeza. Ndërkohë , rruga është riparuar nga zyrtarët të cilët janë mobilizuar para zgjedhjeve”, ka thënë qytetari, M.H i cili ka dashur të mbetet anonim, por identiteti i së cilit është i njohur për redaksinë.
Sipas tij, dëmtimi i kësaj rruge u ka shkaktuar dëme dhë vështirësi në qarkullim të gjithë qytetarëve të cilët e frekuentojnë këtë rrugë.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtori i Urbanizmit Grejtalb Emini, por ai nuk ka qenë i qasshëm ,të hënën. /Telegrafi/