Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se është asfaltuar rruga “Dorentina” tek çerdhja e qytetit. Zonë kjo për të cilën qytetarët patën shprehur pakënaqësi për dëmtime rrugore.
Përmes një njoftimi theksohet se investimet në Kamenicë po vazhdojnë, duke bërë përmirësime dhe zgjerime të rrugëve e trotuareve.
“Në kuadër të dizajnimit të brendshëm të qytetit, po intervenojmë në përmirësime e zgjerime të rrugëve e trotuareve”, ka thënë po ashtu Kryetari Rahimaj.
Ndryshe, Telegrafi pati raportuar për një ankesë të një qytetari nga Kamenica për dëmtime rrugore në këtë zonë.
Qytetari këtë ankesë e pati shprehur përmes platformës ndreqe.com, derisa nga Komuna në atë kohë patën thënë se punimet për rregullimet e rrugës kishin filluar./Telegrafi/