Telegrafi

Pas akuzave për sulm ndaj djaloshit me autizëm – Cristiano Ronaldo shënon dy herë ndaj Norwich Cityt

Cristiano Ronaldo është kthyer të shënojë në Ligën Premier, duke e gjetur dy herë rrjetën ndaj Norwich Cityt, pas një jave të vështirë, ku u akuzua se sulmoi një djalosh me autizëm pas ndeshjes me Evertonin.

Djajtë e Kuq e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar që në start.

Goli i parë erdhi në minutën e 7-të, kur Ctistiano Ronaldo nga afër nuk gaboi duke shënuar për 1-0.

United kishte edhe dy raste tjera me Jesse Lingard dhe Jadon Sancho, por që nuk ishin të saktë.

Në minutën e 32-të rezultati shkoi në 2-0 me golin e shënuar sërish nga Ronaldo.

Krejt në kohën shtesë shënoi Kieran Dowell për 2-1 për Norwich.

Milot Rashica e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e sotme, ku nuk ishte edhe aq i rrezikshëm në 45 minutat e para. /Telegrafi/