Site icon Telegrafi

Pas aksidentit të trenit me një veturë, qytetarët të revoltuar – nuk ka shenja sinjalizuese

Pas një aksidenti i cili ndodhi sot mes trenit të linjës Prishtinë-Pejë me një veturë, kanë reaguar qytetarët.

Sipas gazetares së Telegrafit që ndodhet në vendin e ngjarjes qytetarët janë revoltuar pasi që një kohë të gjatë nuk funksionon sinjalistika si dhe nuk ka laurë (ramp) për ndalimin e veturave në momentin që kalon treni.

“Qytetarët janë të revoltuar për shkak të mungesës së shenjave sinjalizuese”, raporton gazetarja Fatjona Pelaj, nga Peja.

Lexo po ashtu Treni godet një veturë në hyrje të Pejës, nuk ka persona të lënduar

Po ashtu siç merr vesh Pelaj, në veturë kanë qenë dy persona të cilët nuk e kanë vërejtur ardhjen e trenit për shkak të pamjes së vështirë dhe mos sinjalizimit. /Telegrafi/

Exit mobile version