Telegrafi

Pas 5 viteve, Struga Trim Lum ndan rrugët me Abdylhadi Jahjën

Pas plot pesë vitesh, Struga Trim Lum dhe Abdylhadi Jahja kanë ndërprerë bashkëpunimin me pëlqim të dyanshëm.

Ka qenë vet Struga që ka njoftuar ndarjen me futbollistin dhe të njejtën kohë e ka falenderuar për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e skuadrës së tyre.

Jahja pjesë e kampionëve në fuqi ishte që nga janari i vitit 2019-të, kur u transferua nga FC Shkupi, ndërsa brenda kësaj periudhe, i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum regjistroi 132 paraqitje, 5 gola dhe 15 asistime.

Ai ishte pjesë e sukseseve më të mëdha të skuadrës strugane, kur fillimisht në sezonin 2021/22 luajtën për herë të parë në Europë, teksa në vitin që lamë pas, Struga fitoi titullin e kampionit dhe arriti deri në fazën e “play off”-it në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/