Pritën 49 vite që të shijojnë sërish elitën e futbollit italian.
Spal është skuadra që edicionin e ri do të bëjë gara në Serie A. Ky ekip së fundmi herë luajti në nivelin më të lartë të futbollit në Itali në vitin 1968.
Spal është mposhtur nga Ternane 1:2, por pavarësisht kësaj ka siguruar vendin e vet në Serie A, duke iu falënderuar humbjes së Frosinones, e cila nuk mundi të arrijë pozitën e parë dhe 75 pikët e grumbulluara nga Spal.
Ndërkohë, në xhiron e fundit (42) do të mësohet edhe skuadra e dytë që do të sigurojë plasmanin në Serie A, derisa në garë janë Verona, e cila ka 73 pikë dhe Frosinone me 71 sosh.