Site icon Telegrafi

Pas 41 vjetëve u drejtohet mediave ndërkombëtare, protestat anti-qeveritare e nxjerrin në shesh monarkun tajlandez

Ndërsa protestat masive anti-qeveritare po rriten në të gjithë Tajlandën dhe bëjnë thirrje për reformë të monarkisë, mbreti Maha Vajiralongkorn e ka quajtur vendin e tij, “vend i kompromisit”, duke sugjeruar se mund të ketë një rrugëdalje nga bllokimi politik për disa muaj.

Mbreti tajlandez i bëri komentet e para publike pas demonstratave pro-demokracisë që kanë kapur vendin për më shumë se katër muaj, raporton CNN.

I pyetur se çfarë do t’u thoshte protestuesve që kanë qenë në rrugë duke bërë thirrje për reformë, Mbreti nuk i tha “asgjë” CNN-it, përpara se të shtonte, “Ne i duam të gjithë njësoj. Ne i duam të gjithë njësoj. Ne i duam të gjithë njëjtë”, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse kishte vend për kompromis me protestuesit që kërkojnë të frenojnë fuqitë e tij, Vajiralongkorn tha se, “Tajlanda është vend i kompromisit”.

Theksojmë se kjo është hera e parë që monarku 68-vjeçar flet për media të huaja që nga viti 1979 kur ishte Princ i Kurorës.

Në një lëvizje të rrallë për në pallat, anëtarët e shtypit ndërkombëtar ishin ftuar të ulen midis turmave të mbështetësve mbretëror që prisnin ta shihnin Mbretin.

Zakonisht, vetëm ekipet mbretërore të lajmeve lejohen të mbulojnë këtë lloj funksioni vjetor mbretëror, veçanërisht në Pallatin e Madh – një shenjë që Mbreti mund të jetë i etur për të përmirësuar imazhin e ndërkombëtar pasi lëvizja e protestës masive paraqet një sfidë të drejtpërdrejtë për sundimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version