Telegrafi

Pas 40 vjetëve, Uli Hoeness po largohet nga Bayern Munich

Presidenti i klubit të futbollit të Bayern Munichut, Uli Hoennes planifikon të mos marrë pjesë më në zgjedhjet për kreun e klubit në asamblenë vjetore që do të mbahet në nëntor.

E përditshmja gjermane “Bild” thekson se 67-vjeçari së shpejti do të njoftojë se nuk do të mbetet në postin e kryetarit të Bordit Mbikëqyrës deri në fund të mandatit, i cili skadon në vitin 2022.

Hoeness kishte bërë të ditur muaj më parë se do të vendoste në fund të sezonit nëse do të qëndronte aktiv në klub, i cili fitoi kurorën e dyfishtë sezonin e kaluar.

Deri më tani, ai nuk ka dhënë asnjë intervistë, por Bild raporton se gjermani do të largohet nga klubi pas 40 vjetësh, gjatë së cilës kohë bavarezët fituan në dy raste Ligën e Kampionëve.

Legjenda e futbollit gjerman, sipas gazetës, po largohet nga klubi edhe në saje të kritikave që kanë ardhur së fundi në adresë të tij.

Ndryshe, Uli synon që ta emërojë zëvendësin e tij dhe ish-kreun e Adidasit, Herbert Heiner si president të ri të klubit dhe ta sjell në krye të Bordit Mbikëqyrës. /Telegrafi/