Ipswich Town mundi Huddersfield me rezultat 2-0 në xhiron e fundit të Championship për t’iu bashkuar Leicesterit në ngjitjen në Ligën Premier.
Kështu pas 22 vitesh, “Tractor Boys” u rikthyen në elitën e futbollit anglez dhe shmangën ferrin e playoff-it.
Ipswich është një klub historik më vete, pasi ka fituar një titull në elitën e futbollit anglez, në vitin 1962 me trajnerin e ardhshëm fitues të Kupës së Botës me Anglinë, Sir Alf Ramsay.
We are @premierleague. pic.twitter.com/bHbComlHh2
— I(P)SWICH TOWN (@IpswichTown) May 4, 2024
Ata shijuan një tjetër epokë të artë nën drejtimin e Sir Bobby Robson, duke fituar FA Cup në 1978, duke përfunduar nënkampionët në elitë në dy vite radhazi dhe duke fituar në fund UEFA Cup, trofeun e tyre të vetëm evropian, në 1981.
Ata kishin kaluar kohë të vështira që kur u rrëzuan nga Liga Premier në vitin 2002, kur një penallti e diskutueshme e Ruud van Nistelrooy vendosi rënien e tyre. Madje Ipsëich u fundos në League One në prill 2019.
SING IT. pic.twitter.com/X3kqyR1XKH
— I(P)SWICH TOWN (@IpswichTown) May 4, 2024
Por skuadra e Kieran McKennas, tani ka përfunduar kampionati duke përfunduar mbi dy gjigantë si Leeds dhe Southampton, të cilët sapo kishin rënë nga Liga Premier.
Play offi dhe rënia nga Championship
Në play-off do të luajnë Leeds United, Southampton, West Bromwich dhe Norwich City.
Leeds ishte në garë për vendin e dytë, i cili të çon drejtpërdrejt në promovim, por ata duhej të mposhtnin Southampton dhe Ipsëich duhej të humbiste nga mbytësit Huddersfield. Asnjëra nuk ndodhi.
Siç e cekëm, Ipswich fitoi dhe Leeds humbi në shtëpi nga Southampton me rezultat 2-1.
WE'VE DONE IT. pic.twitter.com/FZPPEb3QQb
— I(P)SWICH TOWN (@IpswichTown) May 4, 2024
Në play-off, luhet nga dy ndeshje, me Leeds që fillimisht do të vizitojë Norwichin dhe Southampton do të vizitojë West Bromwichin.
Ndeshjet kthyese luhen një javë më vonë, me finalen e madhe të planifikuar për 26 maj në Ëembley.
Huddersfield, Rotherham dhe Birmingham City do të luajnë në League One sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/