Telegrafi

Pas 10 sekondash heshtjeje nga Luis Enrique, trajneri tregon se çfarë po ndodh me Mbappen

Pavarësisht golit të Kylian Mbappes kundër Lille, ylli i PSG u kritikua pas barazimit 1-1, kryesisht për qëndrimin e tij. 

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique u pyet në lidhje me atë skenë pas ndeshjes, me një reporter që pyeti pse ai vazhdon ta luajë atë si sulmues qendror pavarësisht se thotë se ka liri totale.

Ai më pas vazhdoi edhe me pyetjen se përse Mbappe nuk e festoi golin e tij.

Lexo po ashtu Pas frustrimit me Enriquen, dalin pamjet nga sjellja e Mbappes në aeroportin gjerman

Pas rreth 10 sekondash heshtje të plotë, Enrique tha se pyetja e dytë është për Mbappen dhe nuk ka ndonjë mendim për atë veprim.

Ai më pas këmbënguli me zhgënjim që Mbappe t’i përgjigjej vetë, ka ende liri të plotë për të luajtur ku të dojë dhe se do të vazhdojë ta përsërisë pavarësisht sa herë i kërkohet. /Telegrafi/