Të gjithë duam gjëra të ndryshme në një marrëdhënie. Pavarësisht nëse është dashuri, epsh apo siguri, zakonisht nevojat tona priren t’i tejkalojnë dëshirat tona.
Ne mund të dëshirojmë të jemi në marrëdhënien perfekte, por ajo që mund të na duhet është siguria e dashurisë në një marrëdhënie.
Meqenëse lidhjet janë një pjesë integrale e jetës sonë, ajo që në të vërtetë duam dhe kemi nevojë, varet nga karakteristikat tona të personalitetit.
DASHI
Dashi ka nevojë për një partner:
Që i mundëson të udhëheqë
Që ka nevojë për emocione dhe aventura
Që i pëlqejnë daljet dhe aktivitetet fizike (çiklizëm, vrapim, ushtrime)
DEMI
Demi dëshiron një partner:
Që di ta vlerësojë sigurinë financiare dhe angazhimin
Që është i pasionuar
Që është romantik dhe sensual
BINJAKËT
Binjakët kanë nevojë për një partner:
Që e vlerëson bisedën interesante po aq sa ata
Që është shumë i shoqërueshëm
Që është lozonjar, spontan dhe fleksibil
GAFORRJA
Gaforrja pret një partner:
Të vëmendshëm dhe të kujdesshëm
Që do t’i bëjë të ndihen të sigurt dhe që i kupton
Që e vlerëson familjen
LUANI
Luani ka nevojë për një partner:
Që me të vërtetë di të dashurojë
Që është lozonjar dhe gazmor
Që do të jetë shoqëria më e mirë për të
VIRGJËRESHA
Virgjëresha shkëlqen me një partner:
Që do ta ndihmojë ta organizojë jetën
Që e ndihmon në momente të vështira
Që e frymëzon të besojë në jetë
PESHORJA
Peshorja ka nevojë për një partner:
Që di të reagojë sipas disponimit të palës tjetër
Që është dinamik dhe gjithmonë i gatshëm për veprim
Që e vendos marrëdhënien e tyre në rend të parë
AKREPI
Akrepi ka nevojë për një partner:
Që është i besueshëm dhe te kush mund të mbështetet
Që nxit dëshirën për seks
Që i ndihmon të mbajë nën kontroll emocionet e forta
SHIGJETARI
Shigjetari shkëlqen me një partner:
Që ka botëkuptim të gjerë dhe që është fleksibël
Që ka shpirt të lirë dhe spontan
Që dëshiron të mësojë më shumë
BRICJAPI
Bricjapi ka nevojë për një partner:
Të vëmendshëm dhe të kujdesshëm
Që e ndihmon të jetë optimist dhe të shikojë anën e mirë të jetës
Që mund të sigurojë një jetë të rehatshme familjare
UJORI
Ujori dëshiron një partner:
Që nuk përpiqet t’i kontrollojë ose t’i ndryshojë
Që e do individualitetin e tyre unik
Që sjell pasion dhe ngrohtësi në jetë
PESHQIT
Peshqit kanë nevojë për një partner:
Që është mbështetës dhe praktik
Që vlerëson ndjeshmërinë dhe s’ka frikë të zhytet në ujëra emocionale
Dikush që mund t’i kthejë butësisht në realitet kur është e nevojshme
/Telegrafi/