Site icon Telegrafi

Partnerët e afërt nuk kanë seks të mirë

Në mënyrë që epshet në lidhje të mbahen dhe forcohen, duhet që partnerët herë pas here të jetojnë ndaras nga njëri-tjetri. Distanca është e domosdoshme, në mënyrë që të paraqitet sërish dëshira erotike. Seksi i mirë nuk është dhuratë, por një gjë që e arrini me përvoja të llojllojshme.

Eksperti për probleme të intimitetit dhe seksit, Jack Morin, autor i librit "Mendja erotike", zbulon se çka ndodh kur partnerët bëhen miq të mirë. Ai thotë se partnerët që kanë raportin më të mirë miqësor midis vete, shpesh kanë jetën më të keqe seksuale. Pse?

Intimiteti, i cili dy persona i shndërron në një, shkatërron dëshirën seksuale dhe zhduk tërë "kiminë" midis tyre. Nëse intimiteti arrin shkallën më të madhe, miqësia ia zë vendin tërësisht epshit. Morin thotë se një distancë e caktuar me partnerin është shumë e dobishme. Ky ekspert këtë e quan diferencim në lidhje, kur jeni i lidhur emocionalisht me partnerin, por nuk i bëni të gjitha gjërat bashkë. Esenca është se partnerët duhet ta plotësojnë njëri-tjetrin, e jo të bëhen një. Për një jetë të mirë seksuale duhet të vëni qëllime të reja, të provoni diçka që kurrë nuk e keni bërë më parë.

Për këtë shkak, vlerësojeni mirë jetën tuaj seksuale dhe, që në shenjat e para të humbjes së epshit, reagoni me shpejtësi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version