Telegrafi

Partizani përshëndetet me Ligën e Evropës

Partizani i Tiranës është mposhtur nga skuadra bullgare, Botev Plovdiv, me rezultat 1-0 dhe është eliminuar nga ndeshjen kualifikuese të Ligës së Evropës.

Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në shtëpi, skuadra shqiptare ka humbur edhe në udhëtimin e tyre në Bullgari, por kësaj radhe me rezultat momental.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë apo më saktë në minutën e 22.

Ishte mesfushori Felipe Brisola, i cili shënoi pas asistimit të Lacezar Baltanov.

Në pjesën e dytë, trajneri Sylejman Starova u mundua të fus futbollistë më ofensivë në lojë, por as kjo spati sukses dhe ndeshja përfundoi me humbjen 1-0.