Partizani e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, pas eliminimit që kishte në rrethin e parë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra shqiptare ka fituar 1-0 në udhëtim te Atletic Escaldes, duke e krye një punë të rëndësishme para ndeshjes si vendas javën e ardhshme.
Përkundër rasteve që kishin të dy skuadrat në pjesën e parë, nuk kishte gola – duke bërë që të shkonin në pushimin mes pjesëve me një presion më të lartë.
Por, Partizani i nisi furishëm 45 minutat e dytë, duke shkuar me të gjitha forcat në sulm.
Nga presioni i lartë, në minutën e 53-të, Christian Mba shënoi golin e fitores.
Deri në fund, skuadra e Superligës së Shqipërisë mund të kishte siguruar një fitore më komode, mirëpo nuk i konkretizoi rastet.
Javën e ardhshme, Partizani shpreson që të ketë paraqitje edhe më bindëse, për të kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/