Telegrafi

Partizani merr fitore të madhe ndaj Sabutarlos si mysafir në Ligën e Konferencës

Partizani një hap larg kualifikimit në raundit e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të kuqtë triumfuan 1-o në fushën e Sabutarlos, në Gjeorgji, e tashmë duhet të administrojnë këtë epërsi në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në “Air Albania”.

Të kuqtë, të drejtuar nga Dritan Mehmeti, u treguan të kujdesshëm në këtë ndeshje, duke mos pësuar.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Tedi Cara në minutën e 47’.

Në fakt, rezultati mund të kishte qenë më I thellë nëse Cvetanovski do ta shfrytëzonte më mirë mundësinë që iu dhanë minutën e 86-të.

Partizani vjen në ndeshjen kthyese me një rezultat shumë të mirë. /Telegrafi/