Site icon Telegrafi

Partizani luan pa gola ndaj Qarabagut në ndeshjen e parë

(Foto: Facebook/Qarabag FK)

Partizani i Tiranës ka luajtur pa gola ndaj Qarabagut në stadiumin “Selman Stermasi”, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Filip Ozobic pati një prej rasteve më të mira për mysafirët në pjesën e parë, ndërsa goditja e tij u përplas në shtyllë.

Në fraksionin e dytë, Eraldo Cinari ishte i rrezikshëm me goditje me kokë nga afërsia, por portieri kundërshtar e bllokoi goditjen e tij.

Menjëherë pas, Egzon Belica dërgoi një goditje fantastike drejt portës, e cila fatkeqësisht nuk përfundoi në rrjete, por e goditi transversalen.

Në vazhdim të ndeshjes nuk pati gola të tjerë, ashtu që pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rrjetat mbetën të paprekura.

Partizani do ta kërkojë kualifikimin në raundin tjetër në sfidën e kthimit në Baku të Azerbajxhanit. Atje pritet ta shfrytëzojë faktin që nuk pranoi gol në terren vendas. /Telegrafi/

Exit mobile version