Partizani i Tiranës e ka nisur me humbje aventurën evropiane.
Skuadra nga kryeqyteti shqiptar u përball me gjigantin Slloven, Maribor në Selman Stërmasi.
Sllovenët arritën fitore minimale me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e shënoi Bjade në minutën e 50-të.
Skuadra e trajnerit Skënder Gega pati paraqitje dinjitoze ndaj rivalëve slloven.
Partizani tentoi të reagonte por Bardhi i ardhur në fushë nga stoli humbi një shans të mirë.
Kësisoj në Selman Stërmasi përfundoi gjithçka me rezultatin 0-1 me Partizanin që do të tentojë të bëjë të pamundurën të mundur pas një jave në Slloveni. /Telegrafi/