Telegrafi

Partizani fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Valmieras, kalon në play-off të Ligës së Konferencës

Partizani ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Valmieras, kësaj radhe me rezultat 1-0 për të kaluar në play-off të Ligës së Konferencës.

Tiranasit e kishin fituar edhe ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 2-1, duke fituar një avantazh të madh.

Partizani e nisi shumë mirë ndeshje dhe fituan penallti në minutën e 21-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Tedi Cara për 1-0.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat tentuan të shënonin, nuk kishte më gola.

Partizani do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës, një mundësi shumë e mirë për të shkuar në fazën e grupeve. /Telegrafi/